Site icon PORTALB

Maqedoni, MPJ dëboi një diplomat rus pas konsultimit me BE-në dhe NATO-n

MPJ

MPJ

Ministria e punëve të jashtme njoftoi se sonte ka dëbuar një diplomat të Federatës Ruse, për shkak të rastit Skripal, përcjell Portalb.mk.

“Ministria e punëve të jashtme njofton se në konsultim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe NATO dhe në solidaritet me Mbretërinë e bashkuar të Britanisë së Madhe, vendosi të dëbojë një diplomat nga Federata Ruse në Republikën e Maqedonisë për shkak të rastit Skripal, në pajtueshmëri me nenin 9 nga konventa e Vjenës  për marrëdhënie diplomatike nga viti 1961’, njoftoi MPJ.

Përdorimi jo legal i armëve kimike ushtarake është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo ndikon në sigurinë e të gjitha shteteve, thuhet më tej në njoftim.

Exit mobile version