Site icon PORTALB

Shqipëria shpall persona të padëshirueshëm dy diplomatë rusë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë

Shqipëria ka shpallur persona të padëshirueshëm dy diplomatë rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky vendim është konfirmuar zyrtarisht nëpërmjet një deklarate nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë.

“Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, thuhet në deklaratën e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi në fjalë vjen pas sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus në Britani, Sergei Skripal, dhe Shqipëria i është bashkuar disa vendeve që kanë vendosur dëbimin e diplomatëve rusë.

Exit mobile version