Site icon PORTALB

Sot në mëngjes në Shkup janë djegur tre vetura

Vetura e djegur

Vetura e djegur, foto ilustrim

Tre vetura në mëngjes janë djegur në rrugën “Miroskav Kërlezha” në Shkup, njoftoi policia.

Në njësinë për të dhëna dhe komandë Shkup në mëngjes rreth orës 05:18 është raportuar se në rrugën “Miroslav Kërlezha” është vërejtur veturë e djegur “Renxh Rover” me targa nga Ohri, pronësi e firmës nga Ohri. Nga zjarri janë përfshirë dhe pjesërisht janë dëmtuar edhe dy vetura “Opel Insignia” dhe “Tojota Jaris” dhe të dyja me targa nga Shkupi.

Rreth orës 05:10 zjarri është lokalizuar nga ekipet e Brigadës për mbrojtje nga zjarri në Shkup. Janë ndërmarrë masa për përcaktimin e shkaqeve për zjarrin dhe zbardhjen e rastit.

Exit mobile version