Dhjetëra mijëra adhurues të Chelsea-t i bënë një pritje prej heroi, ekipit të tyre në Londër, pas fitores që korri kundër Bayern Mynihut në Ligën e Kampionëve.
Tifozët e veshur me fanela blu vërshuan rrugën për të shprehur kënaqësinë, derisa heroi i fitores së të shtunës, Didier Drogba mbante trofeun lart, e afër tij qëndronte kapiteni John Terry, i cili ka qenë i supsneduar në finalen në Mynih.
Autobusi ishte i mbështjellur me një pano ku shkruante “Kampionët e Evropës”.
Tifozët kanë brohoritur dhe u kanë rënë borive, derisa autobusi kalonte nëpër rrugët e Londrës. /Portalb