Site icon PORTALB

Interi arrin marrëveshje edhe me Asamoah

Asamoah

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Kwadwo Asamoah do të bashkohet me Interin pasi refuzoi mundësinë për të qëndruar më shumë në Juventus.

29-vjeçari ka bërë 20 paraqitje deri tani këtë sezon, por ka refuzuar të bëjë një kontratë të re me Zonjën e Vjetër.

Marrëveshja e tij e tanishme skadon në fund të këtij sezoni, duke e lënë të lirë të largohet nga klubi për asgjë në afatin e verës.

Drejtori i Juves, Beppe Marotta thuhet se ka pranuar humbjen në përpjekjet e tij për të mbajtur Asamoah dhe është kuptuar se mbrojtësi nuk do të marrë asnjë ofertë tjetër kontrate nga kampionët e Serie A, shkruan Telegrafi.

Asamoah pritet të vijë si transferim i lirë te Interi (Getty Images)

Dhe sipas të përditshmes italiane, destinacioni tjetër i yllit ganez do të jetë te rivalët e urryer të Bianconerëve, Interi.

Asamoah thuhet se ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare në San Siro, i cili do ta shohë atë të fitojë pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Gjatë ditës u raportua se Interi ka arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin holandez, Stefan de Vrij, i cili do të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare.

Drejtuesit e Interit po bëjnë punë të mirë para hapjes së afatit kalimtar, pasi thuhet që janë siguruar edhe shërbimet e talentit të madh argjentinas, Lautaro Martinez.

Exit mobile version