Site icon PORTALB

Ish- Presidenti rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont arrestohet në Gjermani

Carles Puigdemont

Ndalimi i ish-Presidentit të Katalonjës është lajmi i fundit në mediat gjermane.

Carles Puigdemont u arrestua sot (25.03.2018) në Gjermani. Nëpunës të policisë së autostradës Schleswig-Holstein e arrestuan paradite Puigdemontin, tha një zëdhënës i Zyrës së Policisë Kriminale të Kielit, transmeton DW.

Agjencia gjermane e lajmeve dpa dhe agjencia franceze e lajmeve AFP kanë marrë konfirmime nga Zyra e Policisë rajonale. Sipas të dhënave të partisë së tij atë e ndaluan kur po hynte që nga Danimarka në Gjermani. Avokati i Puigdemontit, Jaume Alonso-Cuevillas e konfirmoi arrestimin e klientit të tij.

Exit mobile version