Site icon PORTALB

Sindikata e policëve akuzon MPB-në për shkelje të ligjit gjatë emërimeve

Ministria e Punëve të Brendshme

Sindikata e Pavarur e Policisë akuzon se ndodhin emërime në funksione të reja me urdhër të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, pa shpallje për vendet e punës.

Ata pohojnë se kjo praktikë është e pranishme në pjesën më të madhe të ministrisë. Antonio Sanev, një punonjës i policisë kufitare, thotë se ka gjetur një shkelje të Ligjit për Punë të Brendshme – punonjësit nuk kanë arsim adekuat dhe ka raste kur personat me arsim të mesëm emërohen si kryeshefa, transmeton Alsat M.

Në veçanti, për këtë rast, Sanev ka dërguar një parashtresë në sektorin e kontrollit të brendshëm, nga ku thotë se kanë konstatuar që personi i theksuar nuk i plotëson kushtet.

 

Exit mobile version