Ministrat Ditmri Bushati dhe Olta Xhaçka ndodhen në Shkodër, ku kanë inspektuar zonat e përmbytura.
Ata ndaluan në fshatin Dajç ku u takuan me banorët.
“Shteti në krye të detyrës. Po ndjekim situatën dhe kemi marrë masa për jetën e njerëzve dhe gjësë së gjallë”, tha Bushati.
“Forcat e Armatosura janë prezente nga dita e parë. Nevojitet koordinim institucional me pushtetin lokal. Pritet të mbërrijnë 300 ton koncentrat për bagëtinë”, tha znj. Xhaçka.
I pranishëm dhe deputeti demokrat Romeo Gurakuqi cili vlerësoi punën e ushtrisë dhe policisë.