Site icon PORTALB

Ibrahimoviq largohet nga Manchester United

Zllatan Ibrahimoviq/ Foto: Reuters

Futbollisti Zllatan Ibrahimoviq ka ndërprerë kontratën me klubin Manchester United duke filluar zbatimin menjëherë, është njoftuar nga ekipi përmes një deklarate, transmeton Reuters, përcjell REL.

Ibrahimoviq pritet t’i bashkohet grupit LA Galaxy, kanë raportuar mediat në Angli dhe Shtete të Bashkuara.

“Të gjithë në klub e falënderojnë Zllatanin për kontributin e tij në këtë ekip prej momentit kur na është bashkuar dhe i urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen”, ka thënë klubi në faqen e tij zyrtare në internet.

Exit mobile version