Site icon PORTALB

Aksioni “FEED YOUR BRAIN” vazhdon në Tetovë

Pas eventit të parë të suksesshëm të aksionit Feed Your Brain në Shkup, vazhdojmë me eventin e dytë në Tetovë në Universitetin e Europës Juglindore, më 27.03.2018, me fillim në orën 12:00. Folës në event janë:

Sipas shembullit të shumë eventeve botërorë në të cilët fjalime të tyre mbajnë njerëz që kanë çka të thonë, nga data 13 mars filloi aksioni “Feed Your Brain”, i realizuar nga marketing agjencioni “Eden na Eden” në kuadër të iniciativës “Lëvize gishtin”. Shikoni si kaluam në eventin e parë të aksionit:

Eventet janë falas dhe do të mbahen në katër universitete: “Kirili dhe Metodij” – Shkup, “Universiteti i Europës Juglindore” – Tetovë, “Goce Delçev” – Shtip dhe “Klimenti i Ohrit” – Manastir

Përmes një serie të fjalimeve motivuese të personaliteteve të suksesshme të Maqedonisë, nga jeta publike, sektori i biznesit, shëndetësisë dhe artit, studentët do të kenë mundësi që të marrin përgjigje direkte të temave që atyre u interesojnë.

Të gjithë të interesuarit për eventin e parë mund të paraqiten në linkun në vijim: https://goo.gl/forms/R11DN60Y9EazPBTJ2

Moderator i të gjitha eventeve do të jetë Zharko Dimitrioski, autor dhe udhëheqës i “talk-show”-it më të popullarizuar në Maqedoni, Eden na Eden dhe drejtor kreativ në agjencionin e marketingut me të njejtin emër.

Lëvize Gishtin është platformë popullore, misioni i së cilës është të ngjallë aksion për të menduar mbi përgjegjësinë individuale dhe kyçje më të madhe të popullatës në zgjidhjen e problemeve shoqërore që na prekin të gjithëve, sepse çdo lëvizje e vogël me gisht kontribon për rezultate të mëdha dhe ndryshime. Iniciativa filloi para më shumë se një viti dhe çdo qytetar, iniciativë qytetare ose organizatë mund të bëhet pjesë e saj.

Më shumë informata për Lëvize Gishtin mund të gjeni në www.mrdnisoprst.mk, gjithashtu edhe në faqen e Facebook-ut: https://www.facebook.com/MrdniSoPrst

Exit mobile version