Site icon PORTALB

Kosovë, Policia po heton veprimet e deputetëve që hodhën gaz lotsjellës

Kuvendi i Kosovës, 21 mars, 2018/ Foto: REL

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë, pas hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, transmeton REL.

Policia ka thënë se janë duke hetuar se si deputetët kanë futur në sallën e Kuvendit gazin lotsjellës.

“Në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka, Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo gjë tjetër rreth hedhjes së gazit lotsjellës. Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke bashkëpunuar dhe koordinuar me Prokurorinë e Shtetit, për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme pasuese në raport me deputetët të cilët kanë hedhur gazin lotsjellës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Exit mobile version