Prokuroria Speciale Publike sot ka hapur tre lëndë të reja, “Regjistrimi”, “I fuqishmi” dhe “Aktor”, njofton Portalb.mk.
Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski të dyshuar në lëndën “Regjistrimi” – për të lexuar më shumë rreth kësaj lënde kliko: KËTU
Antonio Milloshoski i dyshuar në rastin “I fuqishmi” – për të lexuar më shumë rreth kësaj lënde kliko: KËTU
Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski janë të dyshuar në rastin “Aktor” – për të lexuar më shumë rreth kësaj lënde kliko: KËTU
Në konferencën e fundit PSP hapi 7 hetime të reja kundër 17 personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrime dhe vepra të tjera penale.
Në raportin e fundit që ka publikuar PSP ka njoftuar se ekipi i Katica Janevës vazhdon me dëgjimin e bisedave të përgjuara, dhe prej 606,555 materialeve të përgjuara të cilat i kanë në dispozicion, janë përpunuar 85% e tyre..
LEXO: Raporti i PSP-së: janë dëgjuar 85% e bisedave të përgjuara
http://portalb.mk/422004-dosie-keto-jane-lendet-dhe-personat-kunder-te-cileve-psp-ka-ngritur-aktakuze/