Site icon PORTALB

Sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për “mercedesin luksoz të Gruevski”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Tenk” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Ky rast ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror

Në seancën e kaluar, në të cilën si zakonisht, Gruevski në gjykatë hyri i fundit ku u dëgjuan dëshmitarët, nga të cilët dy të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ndërsa tjetri në Auto mak Star. Dy dëshmitarët e MPB-së thanë se në periudhën kur është furnizuar mercedesi kanë marrë pjesë në hapjen e dokumentacionit të tenderit, duke theksuar se ka pasur vetëm një ofertë. Ato u shprehën se nuk dinë detaje të tjera.  Ndërsa dëshmitari i tretë i kompanisë para gjykatës tha se nuk ka informatë për furnizimin e veturës sepse në përgatitje të ofertës ka punuar kolegu i tij, ndërsa ai është lutur që në mënyrë digjitale ta nënshkruajë ofertën që të mund të realizohet.

Seancën e kaluar nuk u paraqit dëshmitari i katërt i cili ishte i ftuar, ai duhet të dëshmojë sot.

Exit mobile version