Site icon PORTALB

Rama takon Hahn: Vettingu, në fazën përfundimtare të zbatimit (Video)

Hahn-Rama, foto arkivi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku është takuar me eruokomisionerin për zgjerimin, Johannes Hahn.

Ky takim vjen para Raportit të Komisionit Europian më 17 prill, ku Shqipëria pret rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, transmeton TCH.

“Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.

Exit mobile version