Site icon PORTALB

Gruevski në Rusi

Pas Kinës e Indisë, tani në radhë Rusia

Pas Kinës e Indisë, tani në radhë Rusia

Kryeministri Gruevski me një delegacion të gjerë po qëndrojnë në Federatën Ruse, ku do t’i prezantojnë mundësitë për investim në Maqedoni, në qytetet Moskë, Vladimir, Nizhnij Novogorod dhe San Petersburg.

Gruevski axhendën e tij e bëri të njohur për agjencinë ruse të lajmeve “Itar-Tas”,ku ka theksuar se vizita do të paraqesë mundësi të shkëlqyeshme që të prezantohen potencialet ekonomike dhe investuese të ekonomisë maqedonase para afaristëve rusë.

“Besoj se ngjarjet do të shfrytëzohen për realizimin e takimeve të drejtpërdrejta me kompanitë ruse, në të cilat do të bisedojmë për mundësitë e investimeve më konkrete në Maqedoni”, ka deklaruar Gruevski.

Duke nënvizuar se Maqedonia dhe Rusia kanë lidhje të mira miqësore e tradicionale, ai më tej ka thënë se “marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike e shoqërore duhet të zhvillohen edhe në planin ekonomik, në të cilin tashmë ekziston bashkëpunimi, por mund të avancohet dhe intensifikohet edhe më tepër”.

Exit mobile version