Site icon PORTALB

Ambasada e SHBA-së: Kuvendi të vazhdojë me agjendën e tij dhe të fokusohet në reformat

Ambasada amerikane

Ambasada amerikane

Ambasada Amerikane në lidhje me miratimin e ligjit të gjuhëve në Kuvend e përsërit qëndrimin e sekretarit ndihmës shtetëror Ves Miçel, i cili tha se është e rëndësishme që Kuvendi të vazhdojë agjendën e tij dhe të fokusohet në reformat e nevojshme, që gjithë partitë i thanë se e përkrahin, transmeton Portalb.mk.

“Ashtu siç sekretari ndimës shtetëror Miçel tha të martën, gjatë vizitës së tij në Shkup, Maqedonia po bën hapa të mëdhenj përpara në procesin e ndërtimit të demokracisë. Vendi ka mundësi të arrijë avancim drejt anëtarësimit në BE dhe NATO që shumica e qytetarëve e përkrahin. Që të arrihen qëllimet, e rëndësishme është që Kuvendi të vazhdojë me agjendën e tij dhe të fokusohet në reformat e nevojshme, reforma të cilat të gjitha partitë thanë se i përkrahin”, thuhet në kumtesën e Ambasadës amerikane.

Exit mobile version