Site icon PORTALB

BDI: E dënojmë ashpër sjelljen skandaloze dhe jonjerëzore të të akuzuarit për vrasjen e Almir Aliut

BDI

BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nëpërmjet një kumtesë shpreh shqetësimin për rikualifikimin e lëndës për rastin e Almir Aliut nga “vrasje” në “aksident me pasoja të vdekjes”, transmeton Portalb.mk.

“Shprehim shqetësimin e thellë se në vetë radhet e Prokuroreve ka patur dallime sa i përket vendimit për të rikualifikuar veprën nga Vrasje në vepër tjetër penale dhe kërkojmë adresim të menjëhershëm të shqetësimeve tona dhe të shoqërisë në përgjithësi. Në vazhdën e reformave te paralajmëruara për reformim të sistemit gjyqësor vlerësojme se ky veprim nuk kontribon në këtë drejtim pa mos dashur të perzihemi dhe prejudikojme në  mënyrën e leximit te fakteve”, thuhet në njoftim për media.

Në komunikatë gjithashtu njoftojnë se duhet të dënohet ashpër sjellja jonjerëzore e të akuzuarit.

“Gjithashtu dënojmë ashpër edhe sjelljen skandaloze dhe jonjerëzore që u pa nga vetë i akuzuari. BDI apelon publikisht deri tek organet Gjyqësore që në frymën e interesave tona për  integrim sa më të shpejtë ne strukturat euro-atlantike te vendit, të aplikojne çdo fjalë të ligjit me qellim të perforcimit të rendit juridik dhe sundimit të së drejtës”, thuhet në njoftim.

LEXO: Sjellja e Boban Iliq vrau edhe njëherë Almirin e vogël: ai nuk mund të gjykohet më “për vrasje”

Exit mobile version