Një tërmet prej 4.9 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur qytetin Raver pranë provincës Kerman në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Qendra Sizmike e Institutit Gjeofizik të Universitetit të Teheranit thuhet se një tërmet prej 4.9 ballësh ka goditur qytetin Raver, në veri të provincës Kirman.
Tërmeti ka ndodhur në ora 10:54 sipas orës lokale dhe është regjistruar 22 kilometra në thellësi të tokës.