Site icon PORTALB

“E vërteta për BDI-në”: Farmacisti ka ligjëruar matematikë, kurse inxhinieri – anglisht

Taravari - Bejta

Taravari - Bejta

Temë e press-konferencës së sotme në kuadër të fushatës “E vërteta për BDI-në”, ishte arsimi, respektivisht keqmenaxhimi në shkollën e mesme teknike “Gostivar”, gjatë mandatit 2013-2017, njofton Portalb.mk.

“Ndonëse ka  keqpërdorime të shumta në këtë shkollë të mesme, ne sot do t’ju njoftojmë vetëm me disa prej tyre. I diplomuari në farmaci, ka qenë ë i angazhuar me fond të plotë prej 20 orësh për lëndët matematikore. Inxhinier i arkitekturës ka qenë i  angazhuar për lëndën e gjuhës angleze, ndërsa ajo që është më interesante,  i diplomuari në biznes ka qenë i angazhuar 4 orë për testim ekstern, 2 orë për fotokopje dhe 2 orë për Facebook”, informoi zëdhënësi i Komunës së Gostivarit, Jasin Demiri.

Ai, si dëshmi, ofroi kopjet e aktvendimeve për marrëdhënie pune për rastet e përmendura të mospërfilljes së normave ligjore.

Exit mobile version