Site icon PORTALB

Kryeminstri turk Jëlldërëm takoi presidentin Meta dhe Ivanov, ja për çfarë kanë folur

Fotografi nga Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Jëlldërëm, ka zhvilluar takime të ndara në Baku të Azerbajxhanit me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimet e ndara të kryeministrit turk me presidentin shqiptar dhe atë maqedonas janë zhvilluar në hotelin Fairmont me dyer të mbyllura për media. Krerët e tre shteteve qëndrojnë në Baku në kuadër të forumit të 6-të Global të Baku-t.

Në takimet e zhvilluara ishin të pranishëm edhe zv/kryetari i Grupit të AK Partisë, Mehmet Muş, zv/kryetari i përgjithshëm i AK Partisë, Mehdi Eker, si dhe ai i Grupit ndërparlamentar të miqësisë Turqi-Azerbajxhan, Necdet Ünüvar.

Exit mobile version