“Dje ishte ditë zhgënjyese sepse pamë ngjarje për të cilat menduam se tashmë ua kemi kthyer shpinën, se nuk ka pasur aspak konsensus për procedurën për miratimin e ligjit dhe nuk ka pasur diskutim civilizues për temat në interes të qytetarëve”, kështu është shprehur sot ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie, duke komentuar miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, njofton Portalb.mk.
Ambasadori Timonie nuk dëshiron të gjykojë por thotë se “atë çfarë e pamë tregon gjithçka”.
Në këtë situatë, Kristian Timonie shpreh dilemën se a do të realizohen rekomandimet e dala nga Raporti i Pribesë.
“Në periudhën kur vendet anëtarë të BE-së duhet të deklarohen për rekomandimin për bisedime, veçanërisht për rekomandimet e realizuara, parashtrohet pyetja se a do të realizohet shpejtë agjenda e Pribesë dhe formalisht të hapet çështja për respektim të Kriterit të Kopenhagës. Bashkimi Evropian mund të integrojë vetëm demokraci funksionale”, tha Timonie.
LEXO MË SHUMË:
- Pas miratimit të ligjit të gjuhëve, vandalizohet objekti i Institutit për Trashëgimi të Shqiptarëve (FOTO)
- Sot kryeparlamentari Xhaferi: Ivanov patjetër e ka të dekretojë ligjin e gjuhëv
- Tetë skenare të mundshme rreth fatit të ligjit për përdorimin e gjuhëve
- Ligji për gjuhët, LSDM: Ivanov dëshiron të vendoset mbi Kushtetutën
- Ivanov refuzon dekretimin e ligjit të gjuhëve, ja përse
- Xhaferi: Nuk do të lejoj të përsëritet 27 prilli në Kuvend
- Vjen urimi nga Kryetari i Kuvendit Xhaferi për Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe