Site icon PORTALB

Rusia do të dëbojë diplomatë britanikë

Sergei Lavrov

Sergei Llavrov

Rusia do të dëbojë disa diplomatë britanikë së shpejti, në përgjigje të dëbimit të 23 diplomatëve rusë nga Britania.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se dëbimet do të ndodhin patjetër, transmeton REL.

Mbretëria e Bashkuar i ka dëbuar diplomatët rusë, pasi Moska ka refuzuar të japë shpjegime se si një agjent nervor, prodhim i Rusisë, është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus dhe vajzën e tij në Britani.

Rusia e ka mohuar përfshirjen, ndërsa Ministria e saj e Jashtme i ka quajtur “çmenduri” akuzat e kryeministres britanike, Theresa May.

Lavrov po ashtu tha se qasja e Britanisë së Madhe është nxitur pjesërisht për shkak të problemeve të qeverisë me Brexit-in.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia mbeten në gjendje kritike për jetën, edhe dhjetë ditë pas helmimit me agjent nervor.

Exit mobile version