Site icon PORTALB

Sot kryeparlamentari Xhaferi: Ivanov patjetër e ka të dekretojë ligjin e gjuhëve

Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

Pas mosdekretimit të ligjit të gjuhëve nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot ka deklaruar se veprimi është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë. Sipas Xhaferit, Ivanov e ka patjetër të dekretojë ligjin e gjuhëve, njofton Portalb.mk.

“Neni 85 i Kushtetutës së Maqedonisë është i qartë dhe pas votimit të serishmi të ligjit me shumicë të deputetëve, siç është rasti me ligjin në fjalë, presidenti i Maqedonisë është i obliguar ta nënshkruajë ligjin që i njëjti të vihet në zbatim, në të kundërtën bën shkelje të Kushtetutës”, tha Xhaferi.

Xhaferi nuk deshi të komentojë se çfarë do të ndodh me ligjin e gjuhëve.

“Unë nuk do ta komentojë se çfarë do të ndodh, apo si do të ndodh”, tha Xhaferi megjithatë, sipas ekpertëve juridik që komentuan për Portalb.mk, nëse Ivanov nuk e dekreton ligjin, i njëjti mund të dekretohet nga Gjykata Kushtuese e kurse, Ivanov meqë bën shkelje të Kushtetutës së Maqedonisë, pasi t’i skadojë mandati, mund të ndiqet penalisht.

Exit mobile version