Site icon PORTALB

Kosovë, i dënuari për terrorizëm i shmanget arrestimit nga policia

Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se F.D. nga Kaçaniku, i dënuar për terrorizëm, ka arritur t’i shmanget shkuarjes në burg.

Të mërkurën ai ka arritur që të ikë nga Policia e Kosovës, e cila ka shkuar që ta dërgojë atë në vuajte të dënimit, pasi F.D. është dënuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja, përkatësisht terrorizëm, transmeton REL.

Nga dita e djeshme, F.D. gjendet në arriti dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, e konfirmoi lajmin për Radion Evropa e Lirë.

“Ne kemi shkuar atje pasi ka qenë urdhëresë e gjykatës. Ai është dashur të shkojë në vuajtje të dënimit. Polica nuk ka hasur në të, pra ai tash është në arrati dhe në kërkim të policisë”, ka thënë Gashi.

F.D. është akuzuar se ka marrë pjesë në luftën e Sirisë, ku gjykata ka arritur që t’i vërtetojë dyshimet për të cilat ai akuzohej.

Sipas Policisë, F.D. do të dërgohet në vuajtje të dënimit në momentin që të arrestohet.

Exit mobile version