Site icon PORTALB

Xhaferi nuk deshi të komentojë se çfarë do të ndodhë nëse Ivanov nuk e nënshkruan dekretin e ligjit të gjuhëve

Talat Xhaferi

Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi sot se kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov do t’i shkelë dispozitat kushtetuese nëse nuk e nënshkruan dekretin për votimin e ligjit të gjuhëve, transmeton Portalb.mk.

Ai nuk deshi të komentojë se çfarë do të ndodhë nëse Ivanov nuk e nënshkruan dekretin e ligjit.

Sipas tij, neni 75 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë është i qartë, gjegjësisht pas rivotimit me shumicën e votave në Kuvend, kryetari është i detyruar ta nënshkruajë dekretin e ligjit.

http://portalb.mk/511375-ivanov-refuzon-dekretimin-e-ligjit-te-gjuheve-ja-perse/

Exit mobile version