Site icon PORTALB

Subvencionet për bujqësi nuk janë 160 milion, madje nuk janë as 136 milion euro

Romeo Trenov

Romeo Trenov

Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së tha deklaratë për opinioni në emër të partisë, në lidhje me subvencionet në bujqësi, të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë:

Ky fakt, bujqit janë të gënjyer dhe të mashtruar. Zoran Zaev në fushatë tha: citojë, 160 milion euro në vit japim subvencione, subvencionet e caktuara të arrijnë të fermerët e vërtetë. Ja kaloi buxheti i vitit 2018, ndërsa 160 milion eurot e premtuara të Zaevit ranë në 136 milion. 

Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Romeo Trenov, në konferencë për shtyp të mbajtur me 03.03.2018 pretendon se LSDM dhe lideri i saj Zoran Zaev mashtruan fermerët dhe në vend të 160 milion eurove të premtuara për subvencionin për vitin 2018, kanë siguruar 24  milion më pak, gjë që është së kufi mes të vërtetës dhe të pavërtetës, prandaj edhe e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë.

Trenov thirret në dokumentit bazë të Qeverisë, Buxhetin. Nëse shihen me kujdes numrat, Trenov ka pjesërisht të drejtë. Më saktë në Buxhetin për vitin 2018 në paragrafin për paratë që ka në dispozicion Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, janë paraparë dhe janë siguruar mbi 8 miliard e 635 milion denarë ose rreth 140 milion e 416 mijë euro. Kur krahasohet buxheti për të njëjtën Agjenci e cila është përgjegjëse për subvencionet, shihet se në vitin 2017, paratë e kësaj Agjencie kanë qenë rreth gjysmë milioni, gjegjësisht se Qeveria ka rritur mjete këtë vit për aq.

Shikuar kështu, deklarata e Trebov është e vërtetë, nuk ka 160 milion euro, Por nga ana tjetër, ai pretendon se paratë janë 24 milion euro më pak se sa që janë premtuar, sepse nuk bëhet fjalë për 136 milion euro, por për 140 milion e euro për vitin 2018, përveç nëse nuk mendohet në pagesën e drejtpërdrejtë që ju jepet bujqëve, por edhe numrat e buxhetit tregojnë e bëhet fjalë mbi 137 milion euro.

Është e vërtetë se LSDM në programin Jetë për të gjithë në Maqedoni dhe në Programin e Qeverisë për vitin 2017-2020 në mënyrë decide ka shtuar se do të sigurojë 160 milion euro mbështetje financiare në bujqësi. Por, në programin qeveritar nuk thuhet se kjo shumë do të vlejë prej vitit 2018, pritet ribalancimi në qershor, ose rritje shkallë shkallë, siç fundi i fundit, është projektuar edhe Buxheti i RM-së.

Por, poashtu, duhet të merret parasysh edhe ajo të cilën e thotë LSDM në përgjigjen e saj kunddrejt deklaratës së VMRO-DPMNE-së, se buxheti për bujqësi është dukshëm më i madh se kjo mund të merre edhe si “ndihma japoneze prej gjashtë milion euro, pesë milion euro para evropiane për sisteme të vogla të ujitjes, si dhe 20 milion euro për vazhdimin e projektit Lugina jugore e Vardarit”, me çka përfitim të drejt për së drejti do kenë edhe bujqit. 

Kur do të krahasohen argumentet e të dy anëve dhe do të shqyrtohen faktet të cilët i paraqitëm, dhe shumë të tjerë që nuk janë që nuk janë thënë, të cilët tregojnë ndërlikushmërinë e temës edhe atë që mund të konsiderohet si subvencion (për shembull, nafta e gjelbër), deklaratën e Remeo Trenov nga VMRO-DPMNE, konsiderojmë se mund të vlerësohet si gjysmë e vërtetë. 

Burimi: Vërtetmatesi

Exit mobile version