Pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, vjen edhe urimi i parë nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, përcjell Portalb.mk.
Xhaferi përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shprehur urimet e tij për ligjin e votuar.
“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, u votua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sapo kaloj. Urime,”, shkruan Kryetari i Kuvendit të republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi.
Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë votoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të tretë, pa debat.
Me shumë tensione në Kuvend, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve (VIDEO)