Qytetarë të moshës madhore dhe me qen në duar sot protestuan para Kuvendit të Maqedonisë për ligjin për përdorimin e gjuhëve për të cilin diskutohet sot në seancë plenare, raporton Portalb.mk.
Të lodhur nga “revolta” disa mujore për ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, qytetarë të shumta shiheshin të ulur në trotuaret para Kuvendit të Maqedonisë. Të paktë ishin ata të cilët i përkisnin moshës rinore.
Si në protestat e kaluara, edhe sot u kërkua që “të mos miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve”, sepse, sipas protestuesve “ai është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe do ta cenonte identitetin e shtetit të Maqedonisë”.
Nga protestuesit u bë thirrje që “Maqedonia të mos dëgjojë urdhrat e të tjerëve, por të punojë për interesa të tyre, sepse ata nuk duan që fëmijët e tyre të bëhen shërbëtorë të të huajve”, thanë protestuesit.
Nga protestuesit u kërkua që “në mbrojtje të Maqedonisë dhe unitaritetit të saj të dalin edhe mërgimtarët në Evropë, Amerikë e Australi”.