Pas kërkesës së kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, raporti i Ministrisë së Drejtësisë për keqpërdorimin me sistemin AKMIS do të shqyrtohet sot pas dyerve të mbyllura, transmeton Portalb.mk.
Shumica e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor vendosën që t’i largojnë gazetarët dhe opinionin nga seanca e sotme ku do të diskutohet për raportin për shkak se, siç thanë, ndjeshmërisë së temës.
Ndryshe, raporti tregon se janë bërë keqpërdorime gjatë ndarjes së lëndëve në Gjykatën Penale dhe Supreme.