Qeveria e Afrikës së Jugut sot shpalli katastrofë kombëtare për shkak të thatësirave të vazhdueshme dhe mungesës së ujit në disa pjesë të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministëri i Qeverisjes Bashkëpunuese dhe Çështjeve Tradicionale, Zweli Mkhize, u tha gazetarëve në parlament se tre nga nëntë provinca janë të prekura.
Cape Town, një destinacion i popullarizuar turistik, është ndër më të goditurat. Zonat tjera të prekura përfshijnë pjesë të Kepit Verior, Kepit Lindor dhe Kepit Perëndimor.
Për shkak të ndryshimeve të kushteve klimatike në Afrikën e Jugut ka rënë më pak reshje ose fare nuk ka rënë për disa muaj. Shumica e digave në vend kanë regjistruar ulje të niveleve të ujit.
Mkhize thotë se gjithsej 6 miliardë rand (508 milion dollarë) janë ndarë për fatkeqësitë në buxhetin e vitit 2018-2019.