Sot ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi u takua me Ambasadorin e ri të Republikës së Bullgarisë, Ivan Velikov Petkov dhe kanë shkëmbyer pikëpamjet dhe mendimet për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes.
Në takim ministri e përsëriti angazhimin e Republikës së Maqedonisë për integrimin e plotë Euro-Atlantik, duke theksuar se i njëjti mbetet qëllim strategjik i vendit.
“Duke ecur drejt këtij qëllimi ne përpiqemi për të kontribuar në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, duke besuar se marrëdhëniet e mira në rajon janë bazë për një kontribut cilësor në proceset e integrimit dhe globalizimit”, theksoi ministri Besimi, duke shtuar se multikultura, multietniciteti dhe multikonfeksionaliteti dhe gërshetimi i historisë duhet të kthehet në avantazhin tonë të përbashkët.
Gjithashtu, Besimi informoi ambasadorin Petkov për vizitën e fundit në Republikën e Bullgarisë dhe për takimin me homologun e tij bullgar ku edhe një herë u theksuan marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi i shkëlqyer në mbrojte si në nivel bilateral ashtu edhe në atë rajonal. Gjatë takimit u theksua reputacioni i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë që e gëzon në komunitetin e mbrojtjes dhe suksesin e madh në reformat që po zbatohen atje.
Ambasadori përshëndeti bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe u dakorduan me deklaratën e ministrit Besimi se integrimi Euro-Atlantik, parimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë elemente të cilat duhet t’i shfrytëzojmë në procesin e zhvillimit të rajonit dhe në krijimin e kushteve më të mira të popujve në këtë rajoni.
Në rrjedhën e mëtejshme të takimit ministri Besimi iu referua edhe disa aktiviteteve që Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë i zbatojnë bashkërisht dhe aktivitetet që do të zbatohen në të ardhmen./Portalb