Site icon PORTALB

Ushtria turke deklaron se ka rrethuar rajonin Afrin në Siri

Afrin

Afrin, Siri

Ushtria turke dhe aleatët rebelë kanë rrethuar rajonin Afrin në veri të Sirisë, kanë njoftuar forcat e armatosura turke të martën, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në ofensivën turke kundër luftëtarëve kurdë rreth kufirit jugor, transmeton Reuters, përcjell REL.

Turqia ka nisur oparacionin e saj, në veri të Sirisë, rreth dy javë më parë me qëllim të largimit të kurdëve të Sirisë nga kufiri turk.

Turqia i konsideron anëtarët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), si grup terrorist dhe të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Forcat kanë rrethuar Afrinin dhe kanë pushtuar “zonat me rëndësi kritike”, në këtë rajon, ka njoftuar ushtria përmes një deklarate.

Të hënën, zëdhënësi i qeverisë turke ka thënë se forcat e armatosura kanë fituar kontrollin e më shumë se gjysmës së zonës dhe kanë premtuar se do të pastrojnë vendin nga militantët.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë javën e kaluar se forcat turke kanë rrethuar Afrinin dhe janë afruar në qytet, mirëpo një zëdhënës i YPG-së më vonë ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se rajonet që pretendohet të jenë nën kontrollon turk janë ende zona të luftimeve.

Që nga fillimi i ofensivës, Turqia ka kërcënuar kalimin e operacionit ushtarak në Manbixh, për të larguar kurdët e Sirisë nga gjatësia e kufirit të saj.

Kërcënimet e vazhdueshme të Turqisë për ta kaluar operacionin në Manbixh kanë shkaktuar komplikime me Shtetet e Bashkuara, të cilat trupa ushtarake në këtë zonë.

Shtetet e Bashkuara po ashtu e kanë mbështetur YPG-në në luftimet kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Ky hap amerikan pati zemëruar Ankaranë.

Exit mobile version