Edhe një konferencë për shtyp e VMRO-DPMNE-së për ekonominë, në të cilën përsëri nuk u morr parasysh konteksti sipas të cilit funksionon ekonomia maqedonase në vitin 2017, para që gjithash kriza trevjeçare politike e cila pati kulmin e saj pikërisht vitin e kaluar. Prej daljes së Sllaveskit fitohet përshtypja se ekonomia maqedonase në tre mujorin e katërt të vitit 2017 ka qenë ishull i izoluar për shkak të gjendjes ideale politike dhe tani qeveria aktuale është duke e shkatërruar
Shkruan: Vlladimir Petrevski
Anëtari i Komitetit Ekzekutues të VMRO-DPMNE-së dhe ish ministri i Financave, Trajko Sllavevski, në konferencën e mbajtur me rastin e publikimit të treguesve më të rinj të ekonomisë maqedonase – për tre mujorin e fundit të vitit të kaluar dhe për gjithë vitin 2017, heshti arsyen kryesore përse gjendja në ekonomi është ashtu siç është dhe me këtë prodhoi spinin kryesor, përkrah spinimeve të zakonshme të cilët i hasim nëpër konferencat partiake të kësaj partia kur flitet për ekonominë.
Kundërspin: Në daljen e tij Sllaveski u ndal në analizën e izoluar të tij për lëvizjen e Prodhimit Bruto Vendor (PBV) të tre mujorit të fundit të vitit 2017, i cili shënoi rritje prej 1,2% dhe për gjithë 2017, i cili arrin vlerën zero përqind. Prej këtyre numrave më pas del konstatimi për “politikat e këqija ekonomike”, por nuk ju është bërë analizë atyre politikave të këqija, të cilat kushtimisht, kanë sjellë këtë rezultate ekonomike. Poashtu, sikurse në çdo deklaratë, kumtesë ose konferencë për shtyp të partisë opozitare deri më tani, ashtu edhe këtë radhë i gjithë faji ju hodh qeverisë aktuale duke mos u marr parasysh se, kur bëhet fjalë për statistika për vitin 2017, 5 prej 12 muajve të vitit të kaluar në qeveri ka qenë pikërisht VMRO-DPMNE. Ajo që është më e rëndësishme, përsëri nuk u morr parasysh konteksti sipas të cilit funksionoi ekonomia në vitin 2017, para së gjithash, mjedisi politika, gjegjësisht kriza politike trevjeçare e cila pati kulmin e saj pikërisht vitin e kaluar dhe e cila e cila siç ka tani, ka pasur dhe do të ketë ndikim mbi ekonomin. Prej daljes së Sllaveskit fitohet përshtypja sikur ekonomia e Maqedonisë në tre mujorin e fundit të vitit 2017 të ishte një ishull i izoluar me gjendje politike ideale dhe qeveria e tanishme është duke e prishur këtë gjendje.
Kështu i bie se, vetëm atë që e ka bërë qeveria aktuale prej qershorit deri në dhjetor të vitit të kaluara, kur ka ardhur në qeveri (“politikat e këqija ekonomike të Qeverisë së udhëhequr prej LSDM reflektohet në ekonomi dhe rritja e saj ka në zero përqind. Sllaveski poashtu thotë se ajo që më së shumti ka ndikuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar (…), janë pritjet e subjekeve ekonomike nga qeveria e re e udhëhequr prej LSDM-së”. Problemi është vetëm se nuk është është shtuar se për cilat politika të këqija ekonomike mendon, siç nuk është shtuar edhe se cilat janë ato “pritjet”. Dhe përkrah gjithçkaje, doli se edhe ajo që ka ndodhur prej janarit deri në maj të vitit 2017, derisa VMRO-DPMNE ka qenë në Qeveri, sikur nuk pasqyrohet në këtë rritje prej zero përqind. Sikur ato 5 muaj nuk kanë qenë pjesë të vitit 2017. Por nga ana tjetër, numrat tregojnë se gjendja është totalisht ndryshe. Për një rritje prej zero përqind fajtor janë pikërisht ndodhitë e pesë muajve të parë të vitit 2017, sepse në dy tremujorët e parë ekonomia ka rënë, për dallim prej tre mujorit të katërt kur ajo ka shënuar rritje, siç shihet edhe në grafikun e poshtëm prej statistikave shtetërore.
Ky është çmimi si pasojë e ndalimit të ndërtimeve të autostradave dhe projekteve të tjera kapitale.
Dhe aq. Kështu e papërfunduar dhe e pasqaruar mirë duke sikur qeveria aktuale e bën këtë me vetëdije me qëllim që të dëmtojë shtetin, gjegjësisht sikur ndërtimi i autostradave,
Ka qenë në rregull derisa VMRO-DPMNE ka qenë në qeveri, por ja, qeverisë së re për arsye të panjohura i është kujtuar të ndalojë ndërtimin e tyre. Sikur nuk jemi të informuar për problemet e mëdha me të cilat ballafaqohet autostrada Kërçovë-Ohër, për shembull siç është ndërtimi i korsisë, mungesa e kyçjes së rrugëve (kyçe) kah autostrada, të cilët në projektin bazë nuk janë dhe duhet që prej fillimi të projektohen ( 8 gjithsej), mungesë e rrugëve ndihmëse, të cila po ashtu nuk janë projektuar, vijadukte të shtrenjta dhe të gjata të cilat bien ndesh me përçuesit, gjendje e cila po ashtu nuk është paraparë në projekt, shpatet përkrah autostradës, të cilët sipas gjeologëve janë vlerësuar gabimisht sepse është kryer vetëm inspektim sipërfaqësor i vendit, si dhe autostrada Milladinovci-Shtip, ku ka qenë e nevojshme zhvendosja e 400 kilovolt përçues ndërkombëtar në drejtim të Greqisë. Këto probleme, çojnë deri te nevoja e mjeteve shtesë, të cilat janë të nevojshme, si dhe deri te paraqitja e nevojave për nënshkrimin e anekseve të reja, për plotësimin e rregullores ligjore dhe kush e di se çfarë tjetër. Sipas asaj që thotë Slaveski, del sikurse ndërtimi është dashur që të vazhdojë me çdo kusht dhe përkrah asaj që autostradat e ndërtuara ashtu nuk do të ishin funksionale, nuk do të çonin askund dhe nuk do të kishin asnjë funksion, për shkak të të cilit edhe ndërtohet. Sikur që më e rëndësishme është që vetëm të ndërtohet dhe të ketë rritje në ndërtimtari, dhe me këtë e PBV, dhe nuk ka rëndësi nëse ajo që ndërtohet ka ose nuk ka kuptim. Përndryshe, arsyet për gjendjet në ndërtimtari në vend, më saktë për rënien e sajë në 3 mujorët e kaluar, siç potencon Slaveski, janë sqaruar në një shkrim tjetër të “Vërtetëmatësit”, por këtu kemi dashur që të njoftojmë se në të vërtetë rritja në ndërtimtari gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së nuk ka qenë për shkak të ndërtimtarisë, por për shkak të se ky sektor ekonomik ka qenë vazhdimisht i keqpërdorur në politikë, më saktë për qëllime parazgjedhore. Dy grafikonet më poshtë të “Finance Think”, të cilat publikohen në monitorimin e tyre tremujorësh të ekonomisë maqedonase, kanë të bëjnë me rritjen e 4 sektorëve ekonomik (bujqësisë, industrisë, ndërtimtarisë dhe shërbimeve). I pari është gjatë tre mujorit të parë 2010 deri te tre mujori i parë i vitit 2013, ndërsa i dyti, prej tre mujorit të parë 2013 deri te tre mujori i katërt 2017.
Burimi: Vërtetmatësi