Site icon PORTALB

Veseli: Demarkacioni do të miratohet këtë javë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka theksuar se gjatë kësaj java do të ratifikohet demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Në një intervistë për televizionin publik, ai ka thënë janë duke zhvilluar kontakte intensive në çdo orë me pozitën dhe opozitën, dhe u shpreh i bindur se gjatë kësaj jave do të zgjidhet kjo çështje, transmeton Koha.net. 

Veseli nuk tregoi se në cilën ditë do të mbahet seanca e për demarkacionin, por tha se javën e ardhshme Këshilli Evropian mban një takim dhe gjatë kësaj jave duhet të kryhet demarkacioni, në mënyrë që të zihet hapi në institucionet e BE-së.

Exit mobile version