Site icon PORTALB

Turneu i Mavrovës thërret çiklistët

Këtë vit të gjitha mjetet e mbledhura do të destinohen për aksionin humanitar - të ndërtojmë Qendër urgjente në Klinikën për sëmundjen e fëmijëve në Shkup

Këtë vit të gjitha mjetet e mbledhura do të destinohen për aksionin humanitar - të ndërtojmë Qendër urgjente në Klinikën për sëmundjen e fëmijëve në Shkup

Më 16 dhe 17 qershor do të mbahet Turneu i katërt i Mavrovës, kushtuar çiklistëve, alpinistëve dhe dashamirësve të natyrës.  Këtë vit të gjitha mjetet e mbledhura do të destinohen për aksionin humanitar Mundesh nëse dëshiron  – të ndërtojmë Qendër urgjente në Klinikën për sëmundjen e fëmijëve në Shkup. Ngjarjen e organizon Parku Nacional i Mavrovës, Komuna e Mavrovës dhe Ambasada e Holandeze në Maqedoni. 

Turneu i Mavrovës është ngjarje tradicionale rekreative që mbahet çdo vit në qershor.
Ngjarja e parë u mbajt në vitin 2009 me qëllim që të promovohen bukuritë natyrore të Parkut nacional Mavrovë, veçanërisht Liqenit të Mavrovës dhe rrethinës dhe t’u mundësohet dashamirësve të çiklizmit dhe bukurive natyrore të kalojnë një ditë të shkëlqyer në natyrë. /Portalb

Exit mobile version