Site icon PORTALB

Tre të arrestuar në Prizren sepse blinin në dyqane me para false

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kishin blerë gjësende të ndryshme në disa dyqane në Prizren me bankënota 200 euroshe false.

Sipas raportimit të policisë, të arrestuar janë dy shtetas të Maqedonisë, një shqiptar dhe një boshnjak, si dhe një serb shtetas i Serbisë, transmeton Koha.net.

Të dyshuarit janë ndaluar nga njësiti patrullues në Shtime duke drejtuar veturën BMW X 5.

Si prova materiale janë konfiskuar 7467 euro, 120 denarë të Maqedonisë dhe 9210 dinarë të Serbisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

Exit mobile version