Site icon PORTALB

Shtëpia “25 Maji”, një 17-vjeçare paraqitet si e humbur

Policia e Maqedonisë, ilustrim

Një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare u zhduk nga Shtëpia e Fëmijëve pa Prindër dhe Kujdes Prindëror “11 Tetori” në Shkup. Rasti u raportua dje në polici në orën 21:15 minuta nga një punonjës i Qendrës për Punë Sociale nga Shkupi, i cili ka qenë kujdestari i saj sipas detyrës zyrtare.

Siç raportohet sot nga Ministria e Brendshme, është raportuar se vajza nuk u paraqit në Shtëpinë “11 Tetorit” nga data 21 dhjetor e vitit të kaluar. Kujdestari theksoi që vajza shpesh herë vetë është larguar nga institucioni.

Policia po merr masa për gjetjen e vajzës.

Exit mobile version