Site icon PORTALB

Vjenë, 11 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Kosova

Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007, përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve, por pa ndonjë marrëveshje.

Siç përkujton Telegrafi, të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë dhe të Serbisë Boris Tadic, Vojislav Koshtunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Marti Ahtisari.

Ahtisari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Marti Ahtisari i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisarit për statusin e Kosovës, 15 mars 2007. Plani direkt propozon pavarësi për Kosovën.

Exit mobile version