Turneu F4 (Final – four) i Ligës Evropiane në Volejboll do të luhet në Shkup, njoftuan nga Federata e Volejbollit të Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Turneu përfundimtar i Ligës evropiane të argjendtë do të mbahet më 15 dhe 16 maj këtë vit.
Maqedonia këtë sezon në Ligën Evropian luan në grupin A së bashku me Kosovën, Letoninë dhe Austrinë. Nikoqiri ka plasim të garantuar në F4 (Final – four) të turneut.
Reprezentacioni i Maqedonisë në volejboll vitet e kaluara rregullisht arrinte në finale, por asnjëherë nuk arritën të fitojnë në ndeshjet finale.