Site icon PORTALB

Vetëm 1 nga 10 azilkërkues në Britani kthehen në vendin nga kanë ardhur

Azilkërkues, ilustrim

Britania po përfiton “shumë pak” një marrëveshje e Bashkimit Europian, e njohur ndryshe si “Rregullacioni i Dublinit”, për të kthyer azilkërkuesit në vendin nga kanë ardhur.

Sipas një raporti të “Migrationwatch”, rregullacioni është “virtualisht i padobishëm”, mes shqetësimeve se anëtarë të tjerë të bllokut po e shfrytëzojnë Britaninë, transmeton TCH.

Analiza tregon se Britania i ka kërkuar partnerëve europianë në vitin 2016 të kthejnë 4,237 azilkërkues në vendet nga vijnë, por vetëm 355 u transferuan, më pak se një në dhjetë persona.

Shifrat gjithashtu zbulojnë se për të dy vitet, 2016 dhe 2017, vetëm 676 azilkërkues u kthyen, më pak se një në ditë pavarësisht se mijëra njerëz vinin ndëpërmjet qytetit të Kalais, në të njëjtën kohë kur Britania pranoi 1,019 azilkërkues sipas Rregullacionit të Dublinit.

Exit mobile version