Site icon PORTALB

Hoxhaj kërkon nga Rumania njohjen e pavarësisë së Kosovës

Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Rumania njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj tha se Romania duhet t’i bashkohet shumicës së shteteve të BE-së që r kanë njohur Kosovën, ndërsa ka thënë se mirëpret interesimin e secilit shtet anëtar për të kontribuuar në normalizimin e raporteve Kosovë Serbi, transmeton Telegrafi.

Këto komente Hoxhaj i bëri pas vizitës së Vuçiq në Rumani dhe deklaratave të publikuara ku presidenti rumun shprehu gatishmërinë të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi.

Exit mobile version