Site icon PORTALB

Një trup i pajetë në liqenin e Ohrit, pritet të nisë kërkimi nga polumbarët

Një trup i pajetë është parë në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”.

 Sipas banorëve të zonës që kanë njoftuar edhe policinë, rrjedha e lumit e ka nxjerrë në liqen trupin e pajetë, që dyshohet të jetë mbytur në këtë lum, transmeton TCH.

Raportohet se po pritet ardhja e polumbarëve, për të vijuar kërkimet me qëllim gjetjen e trupit në liqen.

Exit mobile version