Site icon PORTALB

Mickoski dhe Gashi biseduan për hapat politik dhe vizionin e Besës

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, realizoi takim me kryetarin e njërit nga fraksionet e Lëvizjes Besa, Afrim Gashi. Pas takimit Mickoski deklaroi se kanë biseduar për hapat politik dhe vizionin e kësaj partie, përcjell Portalb.mk. 

“Biseduam rreth gjendjes aktuale ekonomike dhe politike në vend. Biseduam edhe për tema që janë aktuale për momentin për shtetin, më shumë ishte një takim protokollar me kërkesë të tij. I prezantoi hapat e ardhshëm dhe vizionin se si planifikojnë ta zhvillojnë më tutje partinë. Ne shtuam faktet dhe argumentet tona se si e shohim situatën momentale politike në shtet”, ka deklaruar pas takimit Mickoski.

Exit mobile version