Site icon PORTALB

Aksident në rrugën Kumanovë- Kriva Pallankë, dy persona janë lënduar rëndë

MPB

MPB

Dy persona janë lënduar në aksidentin rrugor që ka ndodhur në rrugën magjistrale Kumanovë- Kriva Pallankë, njofton Policia, transmeton Portalb.mk.

Në aksident u përfshinë dy vetura “Seat Toledo” me targa të regjistrimit të Shkupit, e vozitur nga 51-vjeçari Q.T. nga fshati Bllacë dhe “Ford Mone” me targa të Kumanovës. Të dy vozitësit që kanë marrë lëndime të rënda trupore janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Ekspertiza e policisë akoma vazhdon. Ndërsa rruga nga ora 12:05 është e ndaluar për udhëtim

Exit mobile version