Site icon PORTALB

Maqedoni, kapen tre trafikantë me 40 kilogramë marihuanë

Rreth 111 kg marihuanë u sekuestrua pasditen e djeshme në thellësi të territorit grek

Pas marrjes së informatave operative dhe plan të përgatitur paraprakisht, dje në aksion të koordinuar dhe të përbashkët mes Sektorit për Punë të Brendshëm Manastir, Stacionit Policor për Kalime Kufitare dhe Mbiëkqyrjes Kufitare “Mexhitlija” është parandaluar përpjekje për trafikim të drogës marihuanë, informojnë nga Polica, njofton Portalb.mk.

“Në aksion janë zbuluar dhe konfiskuar 36 pako të marihuanës me peshë prej rreth 40 kilogramë, të vendosura në dy çanta të mëdha te personat Sh.E. (27), I.T. (25) dhe Gj.P. (27), të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Ato janë zbuluar në afërsi të kufirit me Republikën e Greqisë, në rrethinën e fshatit Lazhec, në përpjekje që në këmbë ta kalojnë kufirin shtetëror dhe janë arrestuar në Stacionin Policor për Kalime Kufitare “Mexhitlija”, thuhet në kumtesën e Policisë.

Nga policia thonë se për ngjarjen është njoftuar Prokurori, ndërkaq pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave do të dorëzohen paraqitje përkatëse.

Exit mobile version