Tani është koha kur dielli shëndrrit dhe shkakton të nxehtë të padurueshëm, është koha për t’u marrë me veten, ndaj secili duhet t’i kushtojë më shumë kujdes vetes.
E sidomos moshat mbi 30 vjeç, të cilat edhe këshillohen për këtë maskë të dobishme që gjeni më poshtë, një maskë me verë të kuqe.
Efektet e kësaj maske janë padyshim shumë frytdhënëse, pasi përbërësit e kësaj maske tonifikojnë lëkurën, duke e shtrënguar atë dhe duke i dhënë një pamje më rinore. Gjithashtu kjo maskë jep dhe efekte të tjera, siguron zbutjen e lëkurës dhe qetëson atë.
Kujdes! Për të ruajtur përmbajtjen e quajtur polyphenols në verën e kuqe, ju duhet ta mbani shishen e mbyllur. Kur vera e kuqe vjen në kontakt me ajrin (oksigjenin) ajo fillon procesin e oksidimit duke e lënë verën pa shije dhe joefektive për kujdesin e lëkurës tuaj.
Përbërësit:
1 e bardhë e vezës
3 lugë verë të kuqe
1 lugë mjaltë organik
Përgatitja:
Përzini të bardhën e vezës, verën e kuqe dhe mjaltin derisa të formohet një masë homogjene. Përhapeni butësisht dhe në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe në qafë, duke mbrojtur zonën e syve. Te zona e syve mund të vendosni 2 feta kastraveci të freskët ose 2 bustina kamomil.
Pastaj shtrihuni dhe relaksohuni.
Maskën mbajeni për 10-15 minuta. Pastaj lajeni fytyrën dhe qafën me ujë të vakët dhe në fund shpërlajeni me ujë të ftohtë./Portalb