Anëtari Sejdi Halili i cili dje paralajmëroi se do të japë dorëheqje sot të njëjtën e ka deponuar te shërbimi i Komisionit Shtetëror për Prandalimin e Korrupsionit. Por, krahas Halilit, siç mëson Portalb.mk dorëheqje kanë deponuar edhe anëtarja tjetër shqiptare Farie Aliu dhe Zhaklina Damçevska.
LEXO: Skandali me Antikorrupsionin: Dorëhiqet edhe anëtari shqiptar, Sejdi Halili
LEXO: A do të jepni dorëheqje? Përgjigjet anëtarja shqiptare e Antikorrupsionit, Farie Aliu
Ndryshe, deri më sot bëhen pesë dorëheqje të deponuara. Paraprakisht, dorëheqje kanë dhënë kryetari Igor Tanturovski dhe ish kryetari i Antikorrupsionit dhe anëtari aktual, Goran Milenkov.
Dorëheqjet vijnë një javë pasi që u publikua revizioni i Drejtorisë për të Ardhura Publike për Komisionin Antikorrupsion, në të cilin u theksuan dyshime për pagesë të harxhimeve rrugore me dëshmi të rrejshme, si dhe harxhim jo-efikas të parave të buxhetit.
- LEXO: Skandali në Antikorrupsion, Qeveria kërkon përgjegjësi nga anëtarët
- LEXO: Prokuroria Publike heton akuzat për keqpërdorimet në Antikurrupsion
- LEXO: Skandal: Në Antikorrupsion kanë marrë para për udhëtim me dëshmi të rrejshme, disa s’kanë shkuar në punë
- LEXO: Skandali me Antikorrupsionin, deputetja Remenski: Kuvendi do të nis procedurë për shkarkimin e anëtarëve
- LEXO: LSDM: Anëtarët e Antikorrupsionit të japin dorëheqje