Ndërroi jetë një foshnjë njëvjeçare pasi ka rënë nga dritarja e ndërtesës

Ka ndërruar jetë një foshnjë njëvjeçare pasi ka rënë nga dritarja e thyer e ndërtesës, jozyrtarisht mëson “Fokus”, transmeton Portalb.mk. Fëmija me gjyshen e saj ka qenë duke zdrypur nga shkallët e ndërtesës, por për një moment është larguar nga ajo dhe ka rënë nga dritarja mes kateve të ndërtesës në lartësi prej 2.5 metrash.