Të sëmurët thuajse në të gjitha instritucionet shëndetësore doemos duhet të paguajnë avancë para se t’i kryehet një intervenim mjekësor, që është në kundërshtim me ligjet. Për shërbimet e abulancave të pacientëve kërkohen rreth 1.000 denarë, ndërsa për shërbimet spitalore nga 2.000 denarë.
Në klinikën për kardiologji, kirurgjinë plastike, Spitalin për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, në spitalin e vjetër ushtarak tashmë një kohë të gjatë mjekët kërkojnë para nga pacientët para se ta fillojnë intervenimin.
“Me të vërtetë nuk e kam të qartë se çka po ndodh. Shkova para një muaji në klinikën për intervenim të thjeshtë mjekësor dhe para se të hyjë, mjeku më kërkoi para. Meqë nuk e kisha të qartë se çka po ndodh dhe pse doemos duhet të paguaj paraprakishtë, mora përgjigje se tani kështu funksionojnë gjërat dhe doemos duhet t’i respektojmë”, sqaron një shkupjane e revoltuar.
Nga ana tjetër, këto probleme i konfirmojnë edhe një pjesë e drejtorëve të spitaleve, të cilët janë të detyruar ta zbatojnë këtë mënyrë të pagesës, për shkak të asaj se një pjesë e madhe e pacientëve largohen nga spitalet pa mos paguar për intervenimin e kryer.
“Praktikë e zakonshme është që pacientët të largohen pa mos paguar participim ose të lënë kartona të kaltërt dhe për këtë shkak Fondi i Shëndetësisë nuk i faturon dokumentet. Nuk mund t’i mbulojmë shpenzimet. Andaj ne kërkojmë paradhënie para kryerjes së operacionit, e më pas ato para ua kthejmë pacientëve, theksojnë nga spitali i vjetër i qytetit. /portalb/