Site icon PORTALB

39 të vdekur gjatë rrëzimit të një aeroplani rus në Siri

Aeroplani i tipit An-26

Të gjithë 39 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit e kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit transportues rus në Siri, theksohet në kumtesën më të re të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, e cila paraprakisht ka informuar se kanë humbur jetën 32 persona, transmeton MIA. 

Në kumtesë theksohet se aeroplani i tipit An-26 me 26 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar gjatë aterrimit në bazën ushtarake ruse Hmejmim në Siri.

“Sipas informacioneve të para, arsyeja për rrëzimin e aeroplanit me siguri janë problemet teknike”, theksohet në kumtesën, ku shtohet se ndaj fluturakes nuk është hapur zjarr.

Aeroplani është rrëzuar në orën 15 sipas kohës moskovike (ora 13 sipas kohës së Evropës së mesme) në rreth 500 metra para pistës, derisa ka tentuar të zbresë në bazë.

Rusia, e cila është aleat kyç i Qeverisë së presidentit sirian Bashar al Asad, e mori në përdorim bazën “Hmejmim”, që ndodhet në afërsi të bregut sirian të Detit Mesdhe.

Exit mobile version